Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e Ahmetajt. Kandidati në radhë, juristi Plarent Ndreca

Dallëndyshe Bici ka refuzuar të marrë mandatin e deputetes të lënë vakant nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
Kuvendi njoftoi një ditë më parë mbarimin e afatit kushtetues të mandatit që mbante z. Ahmetaj “për shkak të mungesës pa arsye për mbi 6 muaj në Kuvend”.
Ndër arsyet e saj, znj Bici, aktualisht drejtoreshë e Kadastrës, i ktheu përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se nuk mund ta pranonte postin e parlamentares “për shkak të detyrës funksionale që ushtroj në një institucion qendror”.
“Ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qendror,” njoftoi znj. Bici.
Mandati do tentohet t’i kalojë tani kandidatit të radhës në listën e atyre që garuan në zgjedhjet e fundit parlamentare, përkatësisht juristit Plarent Ndreca, i cili ka shërbyer edhe si ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



