Nga tuneli i Llogarasë te Rruga e Arbrit, Balluku: Në 2024 përfundojmë disa vepra infrastrukturore

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se përgjatë vitit 2024 pritet të përfundojnë disa prej veprave infrastrukturore, si Tuneli i Llogarasë, aksi Thumanë–Kashar, Rruga e Arbrit dhe do të zgjerohet rruga Tiranë–Durrës.
Balluku vuri në dukje se këto investime vijnë për shkak të shtimit të vizitorëve të huaj dhe vendas.
“2024 do të shënojë dy momente të rëndësishme; dorëzimin e tunelit të Llogarasë, që ka qenë një ëndërr për shumë qeveri të mëparshme, por që u realizua nga qeveria Rama.
Do të përfundojë dhe do hapet në fillim të sezonit veror të 2024, ka qenë proces i gjatë, por i mirëstudiuar. Ka pasur sfidat për sa i përket gjeologjisë, por ka pasur gjeologji të qëndrueshme dhe nuk kemi ndaluar nga kalendari.
Në 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet. Një lajm tjetër të mirë, kemi nisur vitin me një inspektim në aksin Thumanë–Kashar.
Është kërkuar edhe nga kompania koncesionare që të vijohet dhe të dorëzohet sa më parë. Thumanë–Kashar do të futet në funksion gjashtë verës 2024,” u shpreh Balluku në konferencën për analizën e vitit 2023 në infrastrukturë dhe energji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




