Çështja “Berisha”, Gjykata Kushtetuese rrëzon deputetët e “Rithemelimit”

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të mërkurën “Rithemelimin” e PD-së, lidhur me anksën e deputetëve për të pezulluar procedurat që i hapnin rrugë drejtësisë për të marrë masa shtrënguese ndaj deputetit, Sali Berisha, për moszbatim të vendimeve të drejtësisë.
Pezullimi I procedurave nga ana e “Rithemelimit” kishte në thelb kërkesën për pezullimin e masave shtrënguese ndaj Berishës “arrest me burg” ose “arrest shtëpie” për shkak të moshës.
Më ankesën e tyre deputetët e “Rithemelimit”, pretendonin se masa e marrë ndaj Sali Berishës ‘detyrim paraqitje’, më 20 tetor, për aferën e privatizimit të klubit sportiv Partizani, ishte antikushtetuese. Ata pretendonin se masa në fjalë ishte marrë pa u kërkuar më parë autorizimin e Kuvendit.
Prokuroria e Posaçme i kërkoi më 12 dhjetor Kuvendit autorizimin për shtrëngimin e masave ndaj deputetit Sali Berishal, pasi ish-kryeministri, nuk zbatoi masën e gjykatës, atë të detyrimit për tu paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore, lidhur me aferën e privatizimit të klubit “Partizani”.
Kërkesa u shqyrtua nga Këshilli i Mandateve, i cili i hapi dritën e gjelbër kërkesës së SPAK.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



