Felaj: Pavarësia e Avokatit të Popullit të përforcohet

Zv.kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ka deklaruar se duhet të përmirësohet pavarësia e Avokatit të Popullit. Gjatë fjalës së saj në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit, për këtë të fundit, Felaj kërkoi intensifikim të reagimit institucional.
“Pavarësia e Avokatit të Popullit të përforcohet. Burimet në funksion të punës së këtij institucioni po ashtu duhet të vijnë duke u shtuar.
Trajnimet për të informuar mbi qëndrimet dhe zhvillimet lidhur me liritë dhe të drejtat e njeriut mbeten thelbësore.
E gjithë kjo do të rrisë bashkëpunimin mes Avokatit të Popullit dhe Kuvendit për të sjellë rezultate të mira.
Avokati i Popullit duhet të intensifikojë reagimin institucional. Ne e nxisim për këtë,” tha Felaj, teksa vuri theksin te masat që duhen marrë për përmirësimin e efikasitetit të Avokatit të Popullit.
“Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Kuvendi janë dy shtylla që duhen konsideruar si të përbashkëta për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Për të përmirësuar efikasitetin e avokatit të popullit, besoj se duhen marrë parasysh disa masa,” u shpreh ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




