Nesho: Rama dështoi plotësisht në Bruksel

Politikë | 3 vite më parë

Ish- ambasadori, Agim Nesho, në emisionin ‘3D’ në RTSH, deklaroi se samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në, dhe dokumenti final, parë në këndvështrimin e Shqipërisë, ishtë një dështim për kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, në këto kushte, kreu i qeverisë shqiptare duhej të kishte dhënë dorëheqje, akte që, sipas tij, “ndodhin në vende normale demokratike”.

“Kemi të bëjmë me një lider që për një periudhë të gjatë premton shumë dhe s’bën asgjë. Situata në vend është e tillë që nuk përmbush standarded e një vendi demokratik normal. Në këto kushte Rama duhej të jepte dorëheqje. Është një dështim i Ramës. Shqipëria, në të gjitha pikat e deklaratës së BE-së, ka mbetur. Vendet ballkanike duhet të merren me përmbajtjen dhe jo me formën. Ka dështim sepse s’kemi të bëjmë ne shtet të së drejtës, kemi një shtet të kapur, s’ka balancë të pushteteve dhe probleme serioze me çështjet ekonomike. Kemi politizim të vendit në formë putiniste. Vendet ballkanike vuajnë nga fenomeni i krimit të organizuar. Ne s’ishim gati. Deklarata finale ka të bëjë me gjithë Ballkanin, por ne shohim pjesën tonë. Aty del qartë se Shqipëria ka një demokraci të asfiksuar”, tha Nesho.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme