Manja: Përmbyllëm fazën e shqyrtimit të legjislacionit. Pritet që BE të çelë zyrtarisht negociatat për grup-kapitujt e parë

Politikë | 3 vite më parë

Ministria e Drejtësisë ka përmbyllur fazën e shqyrtimit analitik të përputhmërisë së legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian dhe tashmë pritet çelja zyrtare e negociatave për grup-kapitujt e parë.

Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, teksa falënderon ekipin që udhëhoqi procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit.

Manja bën me dije se ministria që ai drejton koordinoi 89 institucione në 65 takime përgatitore, 4 takime teknike me Komisionin Evropian.

Ai shprehet se më tej pritet që Bashkimi Europian të çelë zyrtarisht negociatat për grup-kapitujt e parë “Themeloret”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme