Opozita ndez tymuese në sallë, mazhoranca miraton projektligjet në pak minuta

Politikë | 3 vite më parë

Kuvendi është përfshirë nga tensionet edhe ditën e sotme ashtu si në seanca e kaluara. Përplasja mes deputetëve të opozitës që janë të përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit u përplasën me gardën që në derën kryesore të Parlamentit. Ata nuk janë lejuar të futen në Kuvend, ndërsa ka qenë një pjesë tjetër e opozitës së drejtuar nga ish-kryeministri Berisha që ka marrë pjesë në seancën plenare e cila zgjati vetëm pak minuta.

Përgjatë këtyre minutave, kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexoi rendin e ditës teksa bëri të ditur edhe shtyrjen e miratimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pritjen e emigrantëve në vendin tonë.

Lidhur me këtë marrëveshje Gjykata Kushtetuese mori dje vendimin për pezullimin e për të shqyrtuar padinë e bërë nga deputetët e opozitës për marrëveshjen me Italinë. Ndërsa pritet që padia do të shqyrtohet më 18 janar, në orën 10:00, ndërsa  Partia Socialiste kishte planifikuar që marrëveshja të votohej në Kuvend ditën e sotme.

Sa i përket akteve të tjera, Nikolla i ka lexuar ato në shpejtësi e sipër ndërsa deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka ndezur tymuese duke krijuar tensione në seancë e cila zgjati vetëm pak minuta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme