Zgjedhjet në Kukës, numërohen 43 kuti votimi, kryeson Halilaj

Vijon numërimi i kutive të votimit për kryetar të Bashkisë së Kukësit, zgjedhje këto që erdhën pas dorëheqjes së Safet Gjicit nga detyra e kryebashkiakut, për shkak të publikimit të videos intime në zyrën e tij.
Pas mbylljes së votimit ditën e djeshme (24 shtator) në orën 19:00 dhe deri orët e para të mëngjesit të sotëm (25 shtator) janë numëruar 43 nga 70 kuti votimi, nga të cilat rezulton se kandidati socialist Albert Halilaj kryesor në vota kundrejt kundërshtarit të tij nga Bashkë Fitojmë Emri Vata.
Ky i fundit deri në këto momente ka siguruar 38% të votave, ndërsa Halilaj 62% të votave.
Në zgjedhjet e Kukësit votuan 45.6% e zgjedhësve, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit kur pjesëmarrja arriti mb 52 % e ushtrimit të votës nga ana e qytetarëve të Kukësit. Partia Demokratike zyrtare, nga ana tjetër, zgjodhi që të mos përfshinte kandidatë në garë.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka vëzhguar nga afër gjithë procesin zgjedhor, ku në përfundim të votimit, u shpreh se procesi u krye normalisht pa probleme teknike.
Më 16 qershor, Safet Gjici u dorëhoq nga posti i Kryebashkiakut pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje intime në zyrën e tij dhe u arrestua më 24 qershor më urdhër të SPAK.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




