Majko për fitoren e Albert Halilaj: “Kukësi na ka futur në borxh”

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Kukës Pandeli Majko ka përshëndetur fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste z. Albert Halilaj për Bashkinë e Kukësit. Sipas z. Majko, kjo fitore është meritë e kandidatit socialist, ndërsa shtoi se Kukësi “i ka futur në borxh”.
“Kjo fitore i dedikohet së pari kandidaturës së mrekullueshme që ky komunitet përzgjodhi, ai është Albert Halilaj dhe besoj se shumë shpejt do të marrë mandatin e kryetarit të bashkisë së Kukësit. Më pas ka të bëjë me disa gjëra që ky qytet i shpreh pa folur. Kukësi na ka futur në një borxh shumë të thellë,” tha Pandeli Majko.
Më herët ishte kryeministri Edi Rama ai që me anë të një postimi në Facebook bëri të ditur se kandidati i tij, Albert Halilaj, kishte 3 mijë vota në avantazh ndaj kundërshtarit Emri Vata.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




