Basha takon delegacionin ukrainas: Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar dëmet e shkaktuara

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njëherazi reporter i KiE për konsfiskimin e aseteve ruse ka pritur në takim një delegacion nga Ukraina ku shprehu mbështetjen e tij dhe të PD-së për popullin ukrainas në këto kohë lufte.
Teksa dënoi sulmin rus, Basha shprehet se Putini është përgjegjës për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë ndaj sipas tij, ai duhet të paguajë.
Kreu i PD-së ndau me delegacionin ukrainas thelbin e rezolutës së tij drejtuar KE-së ku theksohet detyrimi rus për të kompesuar Ukrainën.
“Kënaqësi të prisja në PD delegacionin nga Ukraina ne përberje te cilit ishin deputetë, ekspertë të çështjeve politike, opiniinistë dhe aktivistë.
Ju shpreha atyre mbështetjen time dhe të PD për udhëheqjen dhe popullin e Ukrainës, të cilët vazhdojnë të përballen me guxim heroik me agresorët rusë. Këto janë ditë të errta jo vetë për Ukrainën por dhe për botën demokratike, e cila po përballet me tentativën e tjetërsimit me luftë të tërësisë teritorale të një shteti sovran e të pavarur
Përgjegjësia për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë, është i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe duhet të paguajë për të.
Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse, ky është dhe thelbi i rezolutës së propozuar prej meje në Këshillin e Europës dhe që ka një mbështetje të gjerë nga vendet antare të kësaj organizate”, shkruan Basha.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




