Pr.ligji për pensionet/ Tabaku: Nuk do votoj, qeveria ka dështuar me këtë skemë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk do të marrë pjesë në votimin për projektligjin “Për fondet e pensionit privat”.
Tabaku theksoi se ligji ka probleme shumë të thella pasi nuk e njeh realitetin dhe dramën e jashtëzakonshme që po përjeton sot vendi.
“Reforma e pensioneve tregon filozofinë si ndërtohet një shtet dhe ccfarë ka vlerë për shtetin. Ligji që prezantoni, kolona e tretë e pensioneve ka qenë ide e PD.
Unë kam rezerva në lidhje me ligjin dhe përbërjen e tij, nuk do marr pjesë në votim.
Ligji ka probleme të thella. Ligji nuk njeh realitetin, dramën e jashtëzakonshme që sot po përjeton Shqipëria, kriza reale e shoqërisë. Hemorragjia e largimit të qytetarëve nga vendi ka nisur prej vitesh, sinjal për politikat që në 2015 se ç’duhet bërë ndryshe”, tha Tabaku e cila theksoi se Shqipëria po përjeton një krizë sociale dhe krizë ekonomike, ndërsa e konsideroi si qesharake rritjen e propozuar nga qeveria të pensioneve.
“Ky largim sot ka prekur çdo sektor të ekonomisë, arsimin, largimin nga shkollat, studentëve në universitet. Krizë sociale dhe krizë ekonomike.
Qeveria parashikon të rrisë me 50 lekë në ditë pensionet. 1 mijë e 500 lekë në muaj. A mbijetohet dot? Kjo skemë ka dështuar. Qeveria ka dështuar me skemën e pensioneve”, tha Tabaku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




