Rama në OKB, do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Politikë | 3 vite më parë

Shqipëria do të jetë anëtare e zgjedhur jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB deri më 31 dhjetor 2023.

Javën e ardhshme, më 20 shtator, kryeministri Edi Rama pritet të drejtojë debatin e hapur me fokus stabilitetin dhe paqen.

Gjithashtu, gjatë kësaj dite kryeministri Edi Rama do të ketë një takim dypalësh me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.

Në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria ka qenë tepër aktive në çështjet e sigurisë dhe paqes.

Ajo ka propozuar draft-rezolutën për Ukrainën ndaj së cilës Rusia, si anëtare e përhershme, përdori veton duke e bllokuar.

Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden do i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme më 17 shtator, ndërsa presidenti Bajram Begaj më 21 shtator.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme