Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri/ Bardhi letër Nikollës: Duam debat për ministrat e rinj

Politikë | 3 vite më parë

Kuvendi do të miratojë në orën 14:00 ndryshimet në qeveri duke nisur nga shkarkimet e ministrave e deri tek emërimi i emrave të rinj. Për këtë arsye, Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresë kryeparlamentares Lindita Nikolla ku i kërkon që ndryshimet në kabinetin qeveritar të shoqërohen edhe me diskutimet e deputetëve.

“Në mbështetje të neneve 48 dhe 110 të Rregullores së Kuvendit, ku përcaktohet se “çdo deputet ka të drejte të flasë jo më shumë se 10 minuta, me përjashtim kur në Rregullore parashikohet ndryshe”, kërkojmë që shqyrtimi i dekreteve për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të zhvillohet me diskutimin e secilit deputet që dëshiron të diskutoje.

Në asnjë nen të Rregullores së Kuvendit nuk parashikohet pamundësia për të diskutuar për këtë çështje”, shkruan Bardhi në kërkesën drejtuar Nikollës.

Gjithashtu, Bardhi i bën thirrje Nikollës se nëse i referohet Rregullores së Kuvendit për diskutime me kohë të përcaktuar atëherë duhet të mbledhë Konferencën e kryetarëve.

“Neni 110 i Rregullores se Kuvendit parashikon rregullat e posaçme të miratimit të përbërjes së Këshillit të Ministrave, që është i aplikueshëm edhe në rastin e ndryshimeve në këtë përbërje.

Gjithashtu, nëse nga ana juaj vlerësohet që diskutimi duhet të jete me kohë të përcaktuar sipas nenit 48, pika 3 e Rregullores së Kuvendit, lutemi të thërrisni mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të diskutuar mbi këtë çështje”, përfundon Bardhi në letrën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindia Nikolla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme