Ministri i Arsimit bullgar vizitë në Shqipëri: Forcojmë bashkëpunimin në arsim

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Arsimit bullgar Galin Cekov (Galin Tzokov), zhvilloi një vizitë 3 ditore në Shqipëri ndërsa takoi edhe ministren e Arsimit, Evis Kushin.

Në fokus të takimit ishin diskutime lidhur me bashkepunimet e metejshme mes universiteteve  dhe zhvillimi i metejshem i arsimit ne dy vendet.

“Në këtë takim diskutuam mundësinë e zgjerimit të universiteteve bullgare, krijimin e programeve të përbashkëta në gradën e masterit si edhe doktoraturën, programe në të cilën mund të jepen diploma nga të dyja palët“, tha ai.

Në një intervistë ekskluzive, Ministri bullgar foli edhe sa i takon hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE ndërsa tha se kjo nuk është vetëm çështje politike por Bullgaria e ka mbështetur Shqipërinë në këtë hap të ri kaq të rëndësishëm.

“Ne mund të përkrahim këtë integrim, pikërisht me zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit me më shumë programe të përbashkëta”, tha Ministri i Arsimit bullgar Galin Cekov .

Ministri Cekov ka zhvilluar gjithashtu takime edhe me përfaqësues të  komunitetit bullgar në Shqipëri ndërsa diskutuan mundësinë e hapjes se shkollave ku këta fëmijë mund të mësojnë gjuhën bullgare. 

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme