Balancat në Qeveri/ Rama rrit numrin e burrave në kabinetin e tij qeveritar

Qëkur e fitoi për herë të tretë mandatin qeverisës, Edi Rama u rrethua nga 16 ministra që u shpërndau portofolet sipas detyrimit që i jep Kushtetuta e vendit.
Ajo që ra në sy në kabinetin e ri ishte numri i madh i grave ministre, çka dy vjet më parë e rreshtoi kabinetin “Rama 3”, ndër qeveritë me nivel të lartë të barazisë gjinore.
Nevojën për më shumë gra e vajza në vendimmarrje, kryeministri e tregoi hapur gjatë 10 viteve qeverisje, kur në postë të larta drejtuese detyrat ua besoi zonjave.
Pas shtatorit të vitit 2021, kryeministri e ruajti ekuilibrin gjinor, duke hequr një nga 4 burrat që kishte në qeveri, duke ia besuar postin zv.kryeministrin një tjetër zonje, Belinda Ballukut.
Portofolin e integrimit po kështu ia besoi një tjetër zonje, Majlinda Dhukes.
Por balancat gjinore duket se lëvizën një vit pas ndryshimeve të korrikut 2022.
Me propozimet e fundit, Zoti Rama pakësoi gratë në propozime dhe rriti numrin e burrave në qeveri.
Në mënyrë ideale, kreu i qeverisë këtë fillim shtatori, plot dy vjet pasi mori mandatin e tretë, ndryshoi qeverinë, duke pranuar në kabinet 3 burra të pa sprovuar në qeveri me parë dhe 3 zonja, një prej të cilave Anila Denaj e cila është rikthim nga koha e mandatit të dytë qeverisës, pak para se Shqipëria të hynte në pandeminë e covidit.
Gazetare: Sonila Agostini
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




