EMRAT/ Kuvendi Kombëtar i PD-së, publikohet lista e fituesve për në Këshillin Kombëtar të demokratëve

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i drejtuar nga Lulzim Basha, miraton listën e re të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Sipas njoftimit te PD-së, në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, do të jetë sërish edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dy anëtarët e kryesisë në detyrë, 30 deputetë dhe 68 anëtarë të kolegjit të kryetarëve që janë në detyrë.
Lulzim Basha mblodhi të shtunën Kuvendin Kombëtar të PD-së. Në mbledhje u miratuan një sërë ndryshimesh në statutore të Partisë Demokratike. Pas këtyre ndryshimeve kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të jetë njëherazi edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së në Kuvend.
/rtsh.al/



Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




