Performanca e trafikut të pasagjerëve/ Rama nxjerr tabelën e aeroporteve: Shqipëria kryeson listën

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur renditjen e performancës së trafikut të pasagjerëve ku Shqipëria kryeson listën në raport me vendet e tjera.
Teksa ka shfaqur tabelën për muajin korrik të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve Rama thekson se vendi ynë kryeson renditjen me 116 për qind.
“Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019. Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme 116%.
Faleminderit të gjithëve që e kanë bërë të mundur këtë. Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja”, shkruan Rama në Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




