Basha: Qeveria nuk është e interesuar për më shumë Europë në Shqipëri

Politikë | 3 vite më parë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë se ai i mbështet pa kushte përpjekjet e drejtësisë shqiptare për të hetuar çështjet e korrupsionit në vend dhe, sipas tij, palën kryesore të përfshirë në to, qeverinë.

Ai i tha Kuvendit Kombëtar të PD-së se vendi ka nevojë për një Shqipëri meritokratike, por i mungon një qeveri e tillë.

“Unë besoj te ndarja e pushteteve dhe sundimi i ligjit, te drejtësia, SPAK-u, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë për detyrë t’u tregojnë dhëmbët e ligjit të korruptuarve VIP, siç ka nisur dhe duhet të vazhdojë.

“Unë jam për një Shqipëri meritokratike, për një shoqëri të drejtë, sepse mbi të gjitha njerëzit duan drejtësi. Shoqëria e drejtë është vokacioni dhe e vetmja mënyrë për të përballur të keqen që na ka pllakosur.

“Kjo qeveri nuk është e interesuar të ketë më shumë Europë në Shqipëri, sepse Shqipëria e standardeve europiane bie ndesh me ambiciet e tyre për të sunduar vetë e jo për të qeverisur njerëzit. Kush do na çojë në Europë: Edi Rama dhe qeveria e inkriminuar dhe e korruptuar që 10 vite nuk bënë asnjë hap për progresin dhe integrimin e Shqipërisë. Përgjigjja është në majën e gjuhës së çdo shqiptari,” tha Basha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme