Nga 1 shtatori Shqipëria merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Politikë | 3 vite më parë

Shqipëria rimerr për herë të dytë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropën drejtimin për herë të dytë të Presidencës së Këshillit të Sigurimit në OKB do ta konfirmojë ditën e nesërme edhe vetë ministrja Olta Xhaçka.

“Nesër, ora 11.30 Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do dalë në deklaratë për median për marrjen për herë të dytë nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit më 1 shtator 2023, thuhet në njoftim.

Më 1 janar të vitit të kaluar Shqipëria u bë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori i vitit 1955, me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme