Koncesioni i sterilizimit në shëndetësi/ Berisha: 4 herë më i kushtueshëm! Rama faktoi se ai dhe Beqja janë pronarët

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka akuzuar pasardhësin, Edi Rama dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për vjedhje në koncesionin e sterilizimit.

Ndërsa e konsideron një kontratë të pavlefshme për shkak të konfliktit të interesit, në një deklaratë për mediet, Berisha u shpreh se me koncesionin e sterilizimit, kostot u rritën me 80 herë.

“Vjedhja është e provuar. Ligji shqiptar kërkon që ato të aplikohen kur ato ulin koston e shërbimit në sektorin publik. Burazeri i Beqajt, nxori me shifra false se dhënia me koncesion e këtij shërbimi ulte kostot, kur në të vërtetë ato rriteshin fiks me 80 herë. Rama dhe Beqaj përdorën konfliktin e interesit për të firmosur kontratën e sterilizimit,” tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, me deklaratat për koncesionin e sterilizimit, Rama faktoi se ai dhe ish-ministri Beqaj janë “pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit”.

“Edi Rama provoi dje se ai me Beqajn e tij janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit, sepse ai pas amnistimit të Beqajt nga SKAP-i i partisë, në një akt të pastër kriminal, rendi dje të mbrojë me inskenime dhe dëshmitarë të rremë dhe statistika false, veprën e tij të rëndë penale, sterilizimin që u ka kushtuar shqiptarëve gjer sot 79 mln euro dhe që ka rritur me 80 herë çmimin e sterilizimit për njësi në vend dhe e ka bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se sa në Gjermani,” akuzoi Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme