Berisha: Me vendosjen e Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, bandat kanë fituar terren

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka deklaruar se krimi i organizuar ka fituar terren, dhe këtë ai ia atribuon emërimit të Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme.
Sipas Berishës, me vendosjen e Ballës në krye të Ministrisë, bandat fituan terren.
“Krimi i organizuar ka fituar një revansh të paparë. Gushti mund të cilësohet si muaji i krimit, pasi në krye të Ministrisë së Brendshme është emëruar Taulant Balla”, tha Berisha.
Ish-kryeministri thekson se emërimi i Ballës në krye të rendit është shoqëruar me mbrojten e krimit dhe nxjerrjen e të dhënave të TIMS-it, nëpërmjet drejtorit të Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.
“Ervin Muça, i dërguar direkt nga Edi Rama pas Taulant Ballës, për të ekzekutuar këtë krim të shëmtuar, kur atij nuk iu bindën punonjësit, të cilët i përgëzoj, ai shkoi dhe mori kompani private dhe i mori serverat në komisariat dhe i nxori të dhënat. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave. McGonigalin e ka sjellë Duçka dhjetë herë me çarter këtu.
Alberto Preseci dhe Flavio Tosi kanë ardhur te Erion Veliaj me dhjetëra herë me çarter. Por emërimi i Taulant Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, në mbrojtje të krimit: nxjerrjen e të dhënave në një akt in ekstremis të të dhënave të TIMS. Aty është i gjithë databejzi i krimit dhe jo i krimit.
Ervin Muça, i dërguar direkt nga Edi Rama pas Taulant Ballës, për të ekzekutuar këtë krim të shëmtuar, kur atij nuk iu bindën punonjësit, të cilët i përgëzoj, ai shkoi dhe mori kompani private dhe i mori serverat në komisariat dhe i nxori të dhënat. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave. McGonigalin e ka sjellë Duçka dhjetë herë me çarter këtu”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




