Vjosa Osmani vizitë në Tiranë më 4–5 shtator, do pritet nga Presidenti Begaj

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri. Osmani do të mirëpritet nga homologu i saj, Bajram Begaj.
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të presë me ftesë të tij për një vizitë shtetërore në Tiranë, Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.
Vizita do të zhvillohet në datat 4–5 shtator 2023”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




