Rama: Marrëdhëniet Shqipëri-Itali nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Tiranë dhe Romë

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar drejtpërdrejt online me televizionin italian La-7, në emisionin “In ONDA”, ku ka folur për marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë, aspektet e interesave strategjike gjithnjë në rritje të Italisë në Ballkan, si dhe mbështetja e politikës italiane në integrimin e Shqipërisë për në BE.
Rama, gjatë kësaj interviste, foli edhe për vizitën e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri.
Sipas tij, në këto 30 vite marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë nuk janë përcaktuar në asnjë rast nga ngjyrat e qeverive që drejtojnë si në Romë ashtu edhe në Tiranë.
“Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti. Italia është në zemrat tona, është një raport shumë i thellë dhe historik. Tashmë ka një interes strategjik nga ana e Italisë për të qenë më shumë e pranishme në Ballkan. Giorgia e ka këtë si qëllim kombëtar. Ka edhe një qëllim kombëtar nga Shqipëria për tu bërë anëtare i plotë e BE-së. Italia është avokati ynë më i madh në këtë rrugë.”- tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




