Meloni mbyll vizitën në Vlorë, Rama: Motra nga Shqipëria, Vëllai nga Italia

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministrja italiane, Xhorxhia Meloni, ka mbyllur vizitën e saj në Vlorë. Në epilog të kësaj vizite të kosnideruar gjerësisht si private, kryeministri, Edi Rama, ka publikuar një foto ku shihen të dy duke përshëndetur.

Rama, në postimin e tij, e ka vlerësuar Melonin si motrën shqiptare, dhe sipas tij, ishte një nder.

“Motra nga Shqipëria, Vëllai nga Italia. FALEMINDERIT GIORGIA, ISHTE NJË NDER”,- shkruan Rama në Facebook.

Vizita 3 ditore e kryeministres italiane, Giorgia Meloni në tokën shqiptare me ftesë të kryeministrit, Edi Rama, është komentuar gjerësisht në mediat italiane.

Meloni ndërpreu pushimet e saj në Puglia dhe me traget, sëbashku me familjen e saj, mbërriti 3 ditë më parë në Vlorë. Vizita e saj u bë me ftesë të kryeministrit Rama.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme