Berisha: Veliaj kreu krim me firmat e tij, u zhdukën pa nam e nishan 120 milionë euro

Politikë | 3 vite më parë

Inceneratori i Tiranës ka qenë sërish kryefjalën e deklaratës së dhënë sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit ka adresuar një sërë akuzash ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se është përgjegjësi kryesor për atë të cilën e konsideron si vjedhjen e shekullit.

Sipas Berishës, SPAK po përpiqet që të shpëtojë Veliajn, pasi sikurse u shpreh ai “SPAK po heton zemërthyer aferën e shekullit”.

“Veliaj tha se kush ka bërë gabime do të mbajë përgjegjësi, por kjo është një gënjeshtër e madhe.

Erion Veliaj nuk ka bërë gabime, por krime me firmat e tij. Janë zhdukur pa nam e nishan 120 milionë euro, asnjë objekt i ndërtuar.

Së shpejti qytetarët do të vendosin një nga kryehajdutët e vjedhjes së shekullit në bankën e hajdutit ku ti e ke vendin. Guximi juaj qytetarë, janë vendimtarë për të përmbysur këtë piramidë kriminale që rëndon mbi supet, taksat, qenien tuaj”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme