Trazirat në Athinë pas vrasjes së një tifozi, anulohet takimi i Ballës me homologun grek

Politikë | 3 vite më parë

Takimi i planifikuar mes ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe homologut grek, Giannis Oikonomou është anuluar për shkak të trazirave  të regjistruara të hënën në Athinë mes tifozëve të AEK dhe Dinamo Zagrebit, ku për pasojë humbi jetën një i ri.

Balla dhe Oikonomou do të takoheshin në Qendrën e Përbashkët Operacionale në Kakavijë, ndërsa tashmë takimi i përbashkët do të zhvillohet nga drejtorët e kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë.

Një 29-vjeçar grek humbi jetën mbrëmjen e së hënës (7 gusht) në Athinë, për shkak të përleshjeve mes tifozëve të AEK dhe të Dinamo Zagrebit. Tetë persona mbetën të plagosur, tre grekë dhe 5 kroatë. Autoritetet greke kanë arrestuar mbi 90 persona të përfshirë në incident.  

Ndeshja mes dy skuadrave kroate dhe greke është planifikuar për sot (8 gusht).

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme