Sekuestrimi i impiantit të Sharrës, Veliaj: SPAK i mirëpritur, kandili i “non gratave” po shkon drejt shuarjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka reaguar në lidhje me vendimin më të fundit të SPAK-ut për sekuestrimin e impiantit të mbetjeve të Tiranës.
Sipas tij, sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat të impiantit të mbetjeve të Tiranës, si rezultat i hetimeve të SPAK, është mëse i mirëpritur në rrugën e zbardhjes së veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik.
“Histeria e portaleve të baltës tregon vetëm që baltaxhinjtë e udhehequr nga Non Gratat s’e kanë marr vesh akoma që jemi në epokë tjetër! Bashkia e Tiranës ndërkohë do të vazhdojë pa u ndalur punën për një Tiranë që sot është pasqyrë pastërtie edhe si rezultat i transformimit të Sharrës nga një kancer urban në nje fushë sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon për Tiranën dhe Shqipërinë Evropiane, jo për kandilët e Non Gratave që do të shkojnë drejt shuarjes.“- shkruan Veliaj.
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme mori vendim të martën, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”., që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




