Meta: Ky regjim ka kapur çdo qelizë të shtetit, ringritja e opozitës do të vijë bashkë me ringritjen e shoqërisë

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se regjimi aktual ka kapur çdo qelizë të shtetit dhe çdo institucion me qëllim për të shtypur lirinë e qytetarëve, për të shkatërruar zgjedhjet, për të shkatërruar konkurrencën dhe ekonominë e tregut dhe për të instaluar sundimin e një pakice në kurriz të të gjithë shoqërisë.

Meta paralajmëron ringritjen e opozitës teksa shprehet se do të jetë e shoqëruar me ringritjen e shoqërisë, teksa e konsideroi betejën përballë këtij regjimi, si të vështirë.

“Jemi në një situatë përballë një regjimi ku opozita ka bërë çdo gjë për të ndërgjegjësuar gjithë shoqërinë që dëshiron të jetojë e lirë dhe e panënshtruar nga ky regjim, i cili ka kapur çdo qelizë të shtetit dhe çdo institucion me qëllim për të shtypur lirinë e qytetarëve, për të shkatërruar zgjedhjet, për të shkatërruar konkurrencën dhe ekonominë e tregut dhe për të instaluar sundimin e një pakice në kurriz të të gjithë shoqërisë.

Kjo është një betejë e vështirë. Është një betejë, e cila kërkon kohën e saj, edhe padyshim që opozita besoj se do të ketë edhe ajo reflektimet përkatëse.

Ringritja e opozitës do të vijë bashkë me ringritjen e shoqërisë”, deklaron Meta në video mesazhin e publikuar në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme