Mbledhja online e KK të PD-së, pritet të miratohet dorëheqja e Bashës dhe Alibeajt, shkrirja e kryesisë, shfuqizimi i garës për kreun e demokratëve

Këshilli Kombëtar i PD-së i thirrur në një takim online nga Sekretari i Përgjithshëm, Gament Bardhi, mësohet se do të ketë në qendër të diskutimeve dhe vendimeve pranimin e dorëheqjes së ish- kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, si dhe të nënkryetarit Enkelejd Alibeajt, si kryetar i PD-së në detyrë.
Bardhi në mbledhjen e Këshillit do të bëjë të ditur se nuk ka patur një mbledhje Këshilli Kombëtar në datën 20 qershor, dhe nga ana tjetër do të propozojë shfuqizimin e vendimit në mbledhjen e kryesisë së PD-së, që i hapi rrugë garës për kryetar të demokratëve.
Por Bardhi duket se nuk do të ndalet me kaq. Ai do të kërkojë edhe pezullimin e kryesisë së PD-së, dhe paralelisht do të ngrejë një grup të ri përfaqësimi të përbërë nga deputetë, për të përfaqësuar PD-në zyrtarisht në të gjitha hallkat e procesit të rindërtimit të PD-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




