Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Celibashi: I domosdoshëm ndryshimi i mënyrës së organizimit të Komisioneve Zgjedhore

Politikë | 3 vite më parë

KQZ kërkon ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nisur nga problematikat, hasur gjatë zgjedhjeve të 23 korrikut në Rrogozhinë, ka dalë në përfundim se administrimi i zgjedhjeve nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron integritet dhe mirëadministrim teknik të procesit zgjedhor. Ndaj sipas tij është e domosdoshme ndryshimi i mënyrës së organizimit të Komisioneve Zgjedhore.

“Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhë të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.

Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ”, shprehet Celibashi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme