Zgjedhjet Rrogozhinë/ Rezultatet në garën për kryetar të Bashkisë

Deri më tani janë numëruar 38 qendra votimi nga 54, ku kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla kryeson me 4062 vota.
Ndërsa kandidati i partisë “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha deri tani ka marrë 3306 vota.
Votimi në Rrogozhinë për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të këtij qyteti është mbyllur rreth orës 19:00 të ditës së diel.
Në garë ishin 2 kandidatë, ai i PS-së, Edison Memolla dhe i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.
Ende nuk ka nisur numërimi për kutitë në njësitë administrative Gosë dhe Sinaballaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




