Edison Memolla fitoi zgjedhjet e Rrogozhinës, Rama: Thellon fitoren e 14 majit

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rizgjedhjen e kandidatit të PS Edison Memolla si kryetar i i bashkisë së Rrogozhinës. Në një reagim në Facebook, Rama teksa uron Memollën shprehet  se “kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash“.

“RROGOZHINA VETËM PËRPARA,  me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste.

Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash.

Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore”, shkruan Rama.

Rrogozhina mbajti zgjedhjet e pjesshme lokale vetëm për kryetarin e Bashkisë pasi Kolegji rrëzoi rezultatin e 14 majit për këtë zonë zgjedhore, pas kundërshtive të opozitës, që provoi në gjykatën zgjedhore se rezultati i shpallur nga KQZ dhe Komisioni i Sanksioneve ishte i cenueshëm.

Kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla është rizgjedhur kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës me 6658 vota ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme