Humbi zgjedhjet në Rrogozhinë/ Berisha: Një proces elektoral i turpshëm, votat u vodhën nga Veliaj

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri, Sali Berisha i ka konsideruar një proces elektoral të turpshëm, zgjedhjet në qarkun e Rrogozhinës, ku fitues u shpall kandidati i PS, Edison Memolla ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.

Sipas Berishës, farsa elektorale siç e quan ai, me fletëvotimi ta parapërgatitura, fotografim vote dhe votim në grup u drejtua nga Erion Veliaj.

“Në rezultatin e mbrëmshëm, qëndron një terror i paparë i ushtruar për një muaj rresht ndaj qytetareve, biznesmenëve, zgjedhësve të Rrogozhinës. Terror i të gjitha formave. Në farsën elektorale u konstatuan manipulime të hapura, fletëvotime të përgatitura paraprakisht. Votime në grupe, familjare, të gjitha provat e shëmtuara. Gjitha kjo farsë u drejtua nga Veliaj”, tha Berisha.

Ai fton shqiptarët që besojnë në vendin e tyre të ngrihen kundër këtij regjimi të egër dhe mafioz dhe për Berishën protestat janë e vetmja rrugë për rrëzimin e kësaj qeverie.

Rrogozhina mbajti zgjedhjet e pjesshme lokale vetëm për kryetarin e Bashkisë pasi Kolegji rrëzoi rezultatin e 14 majit për këtë zonë zgjedhore, pas kundërshtive të opozitës, që provoi në gjykatën zgjedhore se rezultati i shpallur nga KQZ dhe Komisioni i Sanksioneve ishte i cenueshëm.

Kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla është rizgjedhur kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës me 6658 vota ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme