Presidenti i Maqedonisë së Veriut, të dielën në Shqipëri. Vizitë në Pustec dhe Pogradec me Begajn

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të zhvillojë një vizitë pune në Shqipëri të dielën (22 korrik).
Pendarovski do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj, ndërsa do të zhvillojnë më pas një vizitë në Pustec dhe Pogradec, kudo të takohen me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon.
Presidenca bën me dije se më pas të dy Presidentët do të vizitojnë edhe disa prej atraksioneve turistike të Pustecit dhe vijojnë për një vizitë të shkurtër në qytetin e Pogradecit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




