Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, ambasadorja e BE: Garantoni rezultate të larta në gjyqësor

Politikë | 3 vite më parë

Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann, ka bërë thirrje që të vijohet me reformën në drejtësi, duke kërkuar rezultate më të larta në gjyqësor, me standardet e BE. Në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, Hohmann tha se reforma në drejtësi është “bileta” e vendit tonë për integrimin në BE, teksa theksoi se mbështetja ndaj gjyqësorit është thelbësore.  

“U përmend reforma gjyqësore gjithëpërfshirëse qe nga 2017 dhe ky sukses bëri që Shqipëria të fitonte një vend në tavolinën e negociatave. Kjo është bileta juaj , ndaj Ju duhet të mbani integritetin e këtyre reformave, të siguroheni që shteti i së drejtës të bëhet realitet i plotë për çdo qytetar të vendit. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri, nuk mund të ketë sisteme të  ndryshme drejtësisë. SPAK ka dhënë rezultatet pasi unë shoh raporte, dhe kjo tregon besueshmëri. Ju duhet të bindni jo mua apo BE, por qytetarët. Ju bëj thirrje atyre që kanë ndikim që gjyqësori të japë rezultatet më të larta me standardet e BE dhe mos ketë dyshime apo pikëpyetje. Di qe Kuvendi ka rol, ndaj mbështetja e gjyqësorit është thelbësore, ndaj nuk duhet të nënvlerësohet, por të jetë primare“, tha Hohmann.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, teksa theksoi vendosmërinë e vendit për të ecur drejt rrugës së integrimit në BE, shtoi se procesi ka nevojë të përshpejtohet.

“Shqipëria ka bërë përparimin e duhur, por shumë punë ka ende për të bërë, pro ambicia jonë është e qartë. Objektivat që i kemi vendosur vetes janë të qarta dhe ne do punojmë me gjithë përgjegjësinë e duhur për të përmbushur ato pritshmëri. Por Shqipëria po përjeton një rienergjizim të procesit të integrimit edhe falë një vëmendje të re të institucioneve europiane. Ne përshëndesim angazhimi e BE me një qasje të re ndaj rajonit tonë. Është kuptuar se procesi ka nevojë të përshpejtohet për të fituar kohën e humbur. Për ne procesi i integrimit është objektiv kombëtar për të cilin ne nuk do reshtim së punuari”, tha Xhaçka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme