Bardhi thirrje Ahmetajt: Bëhu bashkëpunëtor i drejtësisë! Rama, kreu i aferës së incineratorëve

Politikë | 3 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se Arben Ahmetaj po përpiqet të negociojë me Edi Ramën për t’i shpëtuar drejtësisë.

Bardhi i bëri apel Ahmetajt, që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Madje sipas tij, ministrat që kanë përfunduar në burg duhet t’i lirojnë vendin Edi Ramës pasi sipas Bardhit, kryeministri është kreu i aferës korruptive të incineratorëve.

“Ahmetaj e konfirmoi se ishte arratisur derisa siç tha ai që e vërteta të marrë rrugë. Ndërsa mesazhi ishte që derisa të arrijë një marrëveshje dhe të përfundojë seancat e negocimit me kreun e kësaj afere, me Edi Ramën. Prandaj është fshehur zotëria sot (Edi Rama).

Nëse Arben Ahmetaj të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe unë i sugjeroj që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Secili prej atyre ministrave që sot është në burg do të duhet t’i lirojë vendin kreut të qeverisë sepse ideatori i aferës së incineratorëve nuk është Arben Ahmetaj, as miqësia Zoto-Mëriri-Ahmetaj, as Damian Gjiknuri, as Lefter Koka, është pa asnjë dyshim një njeri i vetëm që është Edi Rama.

Është Edi Rama që ka fuqi të vendosë në lëvizje bashkinë e Elbasanit, Fierit, dhe të Tiranës. Është Edi Rama që ka fuqinë të detyrojë deputetët e tij të votojnë ligjet që harton Klodian Zoto”, u shpreh Bardhi nga foltorja e Kuvendit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme