“Çështja” Ahmetaj/ Ben Andoni në RTSH 24: Metafora e peshqve të vegjël është prezente! Zgjedhje të parakoshme në 2024

Politikë | 3 vite më parë

Pak para mbledhjes së Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, opinionisti Ben Andoni i ftuar në studion e RTSH 24 u shpreh se qeveria nuk merret me peshqit e mëdhenj.

Andoni u shpreh se ngjarja do të kishte impakt të madh në rast se goditja do të ishte e shpejtë dhe nëse Ahmetaj do të ishte ende në detyrën e zv.Kryeministrit.

Sipas tij, ndaj SPAK po ushtrohet presion, pasi sikurse tha ai, ato që nuk janë bërë më herët, po kërkohen nga kjo strukturë tani.

“SPAK ka presion, pasi ato që nuk janë bërë më herët, po kërkohen nga kjo strukturë tani. SPAK për shkak të strukturimit të agjencisë e kanë mbytur me ankesa, por duhet kohë për maturim.

Me kërkesën e SPAK, Kuvendi ka detyrim moral.

Do kishte impakt të madh nëse goditja do ishte e shpejtë dhe ndaj njerëzve që janë në detyrë. Ata janë futur në pjesën e pushtetit lokal, por lënë shumë për të dëshiruar. Metafora e peshqve të vegjël është prezente.

SPAK për shkak të strukturimit të sistemit të drejtësisë e ka mbushur me dosje dhe strukturimi i tyre kërkon maturim.

Nuk i ka kaluar SPAK kauza të veçanta, të vendoste pas hekurave njerëz që sot janë në pushtet, ose kanë impakt në jetën publike”, tha Andoni.

Opinionisti theksoi se Kryeministri Rama mund të bëjë zgjedhje të parakohshme në pranverën e vitit të ardhshëm.

Rama, shtoi Andoni, duhet të tregojë kalin e betejës në mandatin e tretë të tij.

“Rama mund të bëjë zgjedhje të parakohshme dhe nuk është çudi të marrë shumë më tepër vota se tani. Këto quhen kriza morale dhe kanë ndodhur dhe votëbesime.

Nuk e besoj në vjeshtën e këtij viti, por parashikoj një lloj presioni për pranverën e së ardhshme ku Shqipëria të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Rama duhet të tregojë kalin e betejës së mandatit të vetë”, u shpreh Andoni.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme