Kërkesat e SPAK për arrestimin e Ahmetajt/ Gazment Bardhi: Ish-zëvendëskryeministri po përpiqet të prishë provat

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me deputetët e mazhorancës për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt.
Duke kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit, Gazment Bardhi tha se përgjatë ditëve të fundit, Arben Ahmetaj po intimidon dëshmitarët për aferën e incineratorëve. Madje sipas Bardhit, ai po tenton të prishë provat.
“Zonja kryetare, dihet se Arben Ahmetaj ka intimiduar dëshmitarët dhe po negocion me Edi Ramën. Ajo që tha Altin Dumani në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve po e them edhe unë këtu se Ahmetaj ka tentuar të prishë provat dhe kërkohet arrestimi i Ahmetajt që të mos prishen provat”, është shprehur Bardhi.
Bardhi kërkoi më herët futjen në diskutim të rendit të ditës së çështjes së Ahmetajt, por kryeparlamentarja e cilësoi proceduralisht të pamundur.
Nikolla: Është proceduralisht dhe teknikisht i pamundur. Është proces ku mbizoptëron interesi i drejtësisë dhe jo ai politik. Është detyrim Kushtetues njoftimi i deputetit. S’mund ta nisim këtë proces me cene dhe ta çojmë në paligjshmëri.
Bardhi: Kur doni ju keni fut pa procedurë ligjin për kanabisin. Ca procedure na tregoni? Do mbledhësh në seancë plenare sot Komisionin e Ligjeve, ça urgjence ka? Ku vini ju këëtu bëni teatër? Secili nga ju e ka lexuar dosjen, a nuk ju vjen turp? A ndjeni ju përgejgjësi që shkuat u bëtë fasada e inceneratorëve.
Ndërkaq, diskutimi në Parlament degjeneroi në fyerje mes Gazment Bardhit dhe deputetes Ermonela Felaj.
Felaj: Je palaço!
Gazment Bardhi: Palaço, mua më ka thënë kryemafiozi yt. Dhe kur vjen nga një hajdute si ty dhe një gjobaxhie si ty, yt shoq vetëm në rimbursimin e TVSH-së ka marrë 4.5 milionë euro. Ti je një hajdute, një gjobaxhie, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’u vënë gjoba biznesmenëve dhe qytetarëve. Ti je pjesë e dosjes. Ti je pjesë e ineceneratorëve, je bërë fasadë e dosjes. Dhe vini këtu. Mbylle moj gore gojën, mbylle moj hajdute.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




