PD kërkesë Kuvendit për ndryshimin e rendit të ditës: Të futet kërkesa për arrestimin e Ahmetajt

Politikë | 3 vite më parë

Sikurse kishte paralajmëruar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës për seancën e kësaj të enjte (13 korrik), duke kërkuar që të futet kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

Në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon shqyrtimin e kërkesës së SPAK në këtë seancë, për të shmangur çdo vonesë që, sipas tyre, do t’i jepte kohë ish-zëvendëskryeministrit, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, të humbiste kontaktet për gjetjen e tij apo të kryente veprime që mund të pengonin drejtësinë.

Në mbledhjen e së mërkurës (12 korrik) të Këshillit të Mandateve u ra dakord që t’i rekomandohet Kuvendit pranimi i kërkesës së SPAK, për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt. Por palët nuk ishin në një mendje sa i takon kohës se kur seanca plenare do të shqyrtojë kërkesën e SPAK.

Këshilli i Mandateve vendosi që të shqyrtohet më 17 korrik, ndërsa opozita kërkon që të futet në rendin e ditës së seancës së sotme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme