Rrahman Rraja dorëzoi dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e deputetit Arkend Ballës

Politikë | 3 vite më parë

KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit Arkend Ballës, pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës. Ky i fundit u dorëhoq nga detyra që mbante më 8 korrik,  pasi fëmijët dhe të afërmit e tij u përfshinë në një ngjarje të dhunshme në fshatin Borizanë afër Fushë- Krujës .

Vendimi për dhënien e mandatit të deputetit për Arkend Ballën është marrë këtë të mërurë në mbledhjen e KQZ-së.

“Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Qarku Durrës, z. Arkend Bashkim Balla””.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme