Samiti i NATO/ Rama takon Presidentin Macron: Po përgatitet për të ardhur në Tiranë

Kryeministri Edi Rama është takuar në Vilnius me Presidentin Emanuel Macron, teksa bën me dije se së shpejti lideri francez do të vijë në Tiranë.
“Vilnius, Lituani, Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Vilnius, Lituani në kuadër të samitit dy-ditor të NATO-s.
Në këtë samit, Rama ka zhvilluar takime dy-palëshe edhe me liderë të tjerë të shteteve anëtare të aleancës Trans-Atlantike.
Kujtojmë se më 8 qershor, Kryeministri Edi Rama i dërgoi një draft Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si propozim për formimin e Asociacionit të komunave serbe. Ndërsa më 21 qershor, Rama u nisi një letër Presidentit Emmanuel Macron, Kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Presidentit të KE-së lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re konkrete të Francës dhe Gjermanisë me mbështetjen e SHBA për zbatimin e planit franko-gjerman.

View this post on Instagram
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




