Samiti në Vilnius, Rama publikon foto me krerët e vendeve anëtare të NATO-s: Aleatë dhe miq

I pranishëm në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, kryeministri Edi Rama ka publikuar foto me krerët e vende anëtare të aleancës, ndërsa i konsideron ata “aleatë dhe miq”. Në fotot e publikuara nga Rama në rrjet sociale, mes të tjerësh, ai shihet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron.
Udhëheqësit e 31 vendeve anëtarë të NATO-s janë mbledhur sëbashku në Vilnius të Lituanisë, ndërsa samiti do të vijojë edhe ditën e nesërme (12 korrik).
Aleatët e NATO-s riafirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën për anëtarësim në aleancë, por pa përcaktuar një afat kohorë.






/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




