“Dyfishim votash dhe përfshirje në qeveri”. Si e sheh, Agron Duka, PAA-në në 2025?

Politikë | 3 vite më parë

Në zgjedhjet e fundit lokale, Partia Agrare u rendit e pesta me rreth 45 mijë vota. Një rezultat që për, Agron Dukën, ishte i kënaqshëm, përsa kohë partia nuk ishte provuar e vetme në zgjedhje prej shumë vitesh.

Ambicia e tij është dyfishimi i votave dhe përfshirja e PAA në qeverisje për peshën e saj elektorale.

“Çështja agrare në Shqipëri është shumë e rëndësishme, por fatkeqësisht nuk kemi mundur ta përçojmë siç duhet vitet e fundit, për shkak të shumë rrethanave politike. Unë nuk po i kërkoj pushtet Ramës, por duke qenë se çështjet agrare dhe ambientaliste janë shumë të rëndësishme, nëse do të ketë ofertë nga PS mundet që të shihet e të merret në konsideratë.” – tha zoti Duka për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

I pyetur nga gazetarja, Elona Meço, Agron Duka, largoi çdo dyshim për përfitim personal.

“Unë nuk dua as ministër, as deputet. 45 mijë vita nuk janë pak. Nëse ato dyfishohen në 100 mijë, do të thotë se kanë besim. Padyshim jam i hapur. Nuk kam kompleks, jam i plotësuar vetë, kam qenë ministër, prefekt, deputet 3 herë. Nuk dua më. Të shoh PAA në qeveri e bëj me qejf. Nuk ia mbyll derën askujt dhe nuk e bëj për pazaret e mia. Por PAA nëse rritet, e ka rrugën e hapur në qeverisje, në qeveri apo në nivel drejtorish. Por detyra kryesore është të ndryshojë sistemi zgjedhor dhe të forcohet opozita. Një maxhorancë e fortë me një opoztë të dobët, nuk i bën mirë vendit.”- u shpreh Kryetari i PAA Agron Duka në emisioni  “Pa Censurë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme