Dy propozime në Presidencë/ Pritet shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës

Dy propozime pritet që sot të dërgohen në Presidencë nga institucioni i Kryeministrit, ai i shkarkimit të Ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe emërimin e Taulant Ballës në këtë pozicion.
Sot pritet që Kryeministria të dorëzojë tek Presidenti i Republikës propozimet për shkarkim të Bledi Çuçit dhe emërim të Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm.
Duke u bazuar në përcaktimet ligjore të Kushtetutës, përgjigjja nga Presidenca do të duhet të kthehet brenda një afati kohor 7 ditor, ndërsa më pas i mbetet Parlamentit të shqyrtojë dekretin brenda afatit 10 ditor, në kohën kur për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut.
Vendimi i kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë në Krujë.
Ndërkohë që në momentin që Taulant Balla merr emërimin si ministër, do të mbetet vakant edhe disa pozicione që Balla mbante si kryetar grupi parlamentar socialist, kryetar i delegacionit të parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian, si dhe zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




