Emërohet ambasadore e Gjermanisë në Irak, Hohmann: BE e përkushtuar të qëndrojë pranë Shqipërisë deri në anëtarësim

Politikë | 3 vite më parë

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, në takimin e fundit në këtë post, deklaroi se Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të saj janë të përkushtuara të qëndrojnë pranë Shqipërisë deri në anëtarësimin në BE. Hofmann e cila do të shkojë si ambasadore e Gjermanisë në Irak, në takimin me drejtuesit e misioneve të BE-së në Tiranë, ka theksuar se ka qenë një privilegj për të që të punoj me të gjithë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.

“Sot shënuam edhe marrjen e Presidencës së Këshillit nga Spanja në një moment vendimtar për Evropën. Urime ekipit të Suedisë për punën e shkëlqyer gjatë presidencës suaj,”- tha ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, sipas një postimi të zyrës së BE-së në Tiranë në Facebook.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme