Bill Klinton merr Yllin e Mirënjohjes/ Rama: SHBA dhe ju, të angazhuar me vepra ndaj Shqipërisë

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama i ka akorduar ish-presidentit amerikan Bill Klinton, Yllin e Mirënjohjes Publike, një nga  çmimet më të larta që jep zyra e Kryeministrisë ndaj figurave të tilla.

Në fjalën e tij, Rama iu drejtua ish-presidentit Klintonit se ai ka qëndruar me Shqipërinë përmes fjalëve dhe veprave të tij duke dëshmuar angazhimin e Amerikës ndaj vendit tonë.

Sipas Ramës,  çmimi që i jepet Klintonit pason ato që i janë dhënë kancelares, Angela Merkelit, presidentit të BE-së, Donald Tusk, kardinal Parolinit të selisë së Shenjtë dhe kampiones sonë të parë evropiane, Luiza Gega. 

“Z. Presidenti ju njeriu nga shpresa, ju keni qenë me ne përmes fjalëve dhe veprave tuaja. Ju sot jeni me ne për të na kujtuar mësimet nga një histori jo fort e largët, për të konfimuar angazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë. Edhe një herë të na thërrasësh në Shpresë.

Nuk ka fjalë që mund të shprehin mjaftueshëm; përulësinë e thellë që ndiej ndaj jush duke iu kërkuar me përulje të pranoni Yllin e Mirënjohjes për arritje publike, që është në fakt  çmimi i lartë që jepet nga zyra e Kryeministrit që i jepet dikujt që e meriton këtë mirënjohje të jashtëzakonshme nga vendi ynë.

Shpresoj që të ndiheni në një shoqëri të  çmuar dhe të shquar duke qenë se ky nder i madh i është dhënë Angela Merkelit, presidentit të BE-së, Donald Tusk, kardinal Parolinit të selisë së Shenjtë dhe kampiones sonë të parë evropiane, Luiza Gega”, u shpreh Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme