Zyrtari grek takon Fredi Belerin në burg: T’i jepet fund trajtimit të padrejtë dhe diskriminues të tij

Kryetari i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së, Manolis Kefalogiannis ka vizituar në burg, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin. Në vizitën e tij në Shqipëri, Kefalogiannis u takua dhe me djalin e Fredi Belerit, dhe kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Po ashtu, sipas medias greke, eurodeputeti zhvilloi takime me Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe relatoren e Raportit për procesin integrues të Shqipërisë, eurodeputeten Isabella Santos , ku i ka informuar për udhëtimin që bëri në Shqipëri dhe ndalimin e padrejtë të kryebashkiakut të Himarës nga autoritetet shqiptare.
Kefalogiannis i kërkoi presidentes së Parlamentit Evropian të marrë iniciativa për t’i dhënë fund menjëherë trajtimit të padrejtë dhe diskriminues të kryetarit të zgjedhur.
Një ditë më parë u konstituua Këshilli Bashkiak i Himarës, pa prezencën e kryetarit të zgjedhur më 14 Maj, Fredi Belerit, pasi ky i fundit ndodhet në burg.
Beleri kërkoi të ishte prezent në konstituimin e Këshillit, por GJKKO e rrëzoi kërkesën e tij. Në këtë kuadër, Beleri iu drejtua anëtarëve të Këshillit Bashkiak me një letër, ku ndër të tjera shprehte bindjen në fitoren e drejtësisë dhe lirimin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




