Kurban Bajrami/ Begaj: Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë

Presidenti, Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj uron çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë ndërsa kërkon që në këtë ditë të shënuar të ofrohet solidaritet, dashuri dhe mirësi mes njëri-tjetrit dhe familjeve.
“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë. Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë. T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë. Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë!”, uron Begaj.
Besimtarët myslimanë do të festojnë ditën e nesërme( 28 qershor) festën e Kurban Bajramit. Falja e namazit do të kryhet në sheshin “Skënderbej”.
Më herët, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu përcolli urimin e tij me rastin e kësaj feste.
“Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë. Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Është pjesë e gjithë shoqërisë. Ata që kanë mundësi presin kurban dhe shpërndajnë për çdo njeri e familje në nevojë, e kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi. Të gjithë e ndiejnë atmosferën dhe solidaritetin e kësaj feste” uroi Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




