Samiti i Berlinit në Tiranë, diskutohet përfshirja e axhendës europiane

Politikë | 3 vite më parë

Ndërsa Tirana po planifikon mbajtjen e Samitit të parë të Berlinit jashtë Bashkimit Europian, diplomatë e aktorë të politikës së jashtme kanë diskutuar qendrimet mbi çështjet ende të papublikuara ose të përmbyllura për të orientuar axhendën e rëndësishme për vendime.

Ka qenë ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf që ka sjellë kontekstin për çështjen e diskutuar të instrumentit të paraanëtarësimit .

“Une besoj se thelbi i procesit të Berlinit është flexibiliteti i tij dhe joinstitucionalizimi. Në këtë pikëpamje e shoh si shumë të rëndësishëm diskutimin e instrumentit të paranëtarësimit të ardhur nga Komisioni europian dhe drejtoria për ballkanin ndërkohë që ngjitja e këtij thelbit të këtij debati në procesin e Berlinit mund të bëhet i vështirë dhe këtu e kam fjalën për institucionalizimin e këtij mekanizmi si pjesë e procesit të Berlinit, pra le ta ndajmë“, tha Zingraf.

Ndërkohë që për të gjithë mbetet i qartë efekti që dha lufta në Ukrainë për shpejtimin e proceseve të zgjerimit të Be-së, Tirana zyrtare duket se kërkon më shumë kohë dhe konsultime për realizimin e axhendës.

“Për ne me rilançimin e Procesit të Berlinit, pika e dytë e rëndësisshme ishte lidhja mes këtij procesi për rajonin dhe atyre të integrimit europian. Ne jemi ende duke e përgatitur axhendën. Por e konsiderojmë shumë të rëndësishme atë që Komisioni Europian e quan paktin e ri të rritjes”, shtoi ambasadori gjerman. 

Ndërsa termat e këtij diskutimi kanë qenë të rinj për auditorin e këtyre çështjeve, do të jenë muajt para takimit ato që do ta vendosin e më pas ta tregojnë përmes axhendës së Tiranës udhërrëfyesin e rinovuar ose jo edhe të Procesit të Berlinit.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme