Dule: Belerit po i dhunohet në mënyrë arbitrare liria. Kryeministri dha urdhrin e rrëmbimit

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama se ka inskenuar ‘rrëmbimin’ e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili aktualisht ndodhet në burg pasi akuzohet se u premtoi shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.
Dule u shpreh se Belerit po i privohet e drejta Kushtetuese për të ushtruar kompetencat dhe përgjegjësitë që i kanë ngarkuar qytetarët e Himarës.
“Një qytetari, Fredi Beleri i dhunohet në mënyrë arbitrare dhe nga çdo këndvështrim të jashtëligjshme, liria. Një kryetari të zgjedhur me mandat të ratifikuar i privohet e drejta kushtetuese për të ushtruar kompetencat dhe përgjegjësitë që i kanë ngarkuar bashkëqytetarët e tij. Përse? Thjesht dhe vetëm sepse si pëlqen Ludovikut të parë të Shqipërisë. Ka shumë aspekte të drejtësisë që e mbajnë paligjshmërisht të ndaluar Blerin, por pengmarrja u krye nga Kryeministri i vendit.
Më 6 maj, ishte ai që dha sinjalin nga tubimi me banorët e supozuar të Himarës, të importuar, se nuk do toleronte që himariotët të shprehnin vullnetin e tyre. Ky motiv, i cili ishte denigrues, intimidues, nga çdo këndvështrim abuzim, vazhdoi për ditë të tëra. Motivi ishte Fredi Beleri, me qëllim final rrëmbimin e bashkisë së Himarës. 30 minuta para rrëmbimit të vendit, kryeministri dha urdhrin të rrëmbehet e të mbahet peng, të drejtat të nëpërkëmben”, tha Beleri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




